Ukraina vendos sanksione të reja kundër bankave ruse

Evropë

Ukraina vendos sanksione të reja kundër bankave ruse

Më: 15 mars 2017 Në ora: 19:50
Banka ruse

Ukraina do të vendosë sanksione mbi degët e bankave shtetërore ruse, ka bërë të ditur banka qendrore të mërkurën, sipas të cilës këto masa do të jenë pjesë e një operacioni më të gjerë mbi rritjen e tensioneve në rajonet separatiste lindore.

“Kufizimet do të ndalojnë bankat nga marrja e parave nga Ukraina”, ka thënë për media Kateryna Rozhkova, zëvendës shefe e bankës qendrore.

Pesë bankat shtetërore ruse janë të pranishme në Ukrainë me një pjesë të kombinuar të tregut prej 8.6 për qind dhe detyrimeve prej 36 miliardë hryvnia (1.3 miliard dollarë). Sberbank, VEB dhe VTB janë ndër top 20 huadhënësit më të mëdhenj.

Bankat tashmë janë ndaluar nga rritja e aseteve dhe depozitave të tyre pas një ndarje në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë në vitin 2014, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së Moskës për separatistët pro-rusë.

“Këto banka kanë një nivel të lartë të borxhit të strukturave të tyre amë. Sanksionet parandalojnë këto borxhe të paguhen”, tha Rozhkova.

Sanksionet e reja janë kërkuar nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurimit të Ukrainës , e cila më herët të mërkurën po ashtu ndaloi gjithë trafikun e mallrave me territorin e mbajtur nga rebelët, duke formalizuar një bllokadë ekzistuese të hekurudhës që ka nxitur krizën më të rëndë politike në gati një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat