Shpërthen një krater i vullkanit Etna në Itali, 10 të plagosur

Evropë

Shpërthen një krater i vullkanit Etna në Itali, 10 të plagosur

Më: 16 mars 2017 Në ora: 15:49
Vullkani Etna në Itali

Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një krateri të vullkanit Etna në Itali, i cili është në aktivitet prej disa ditësh.

Të plagosurit u goditën nga llava rreth mesditës së sotme, ndërsa mësohet se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Vetëm gjashtë nga të plagosurit u shtruan në spitalet e Catania dhe Acireale.

Energjia e vullkanit qe ndodhet në Siçili, është në rritje thinj ekspertët, ndërsa priten shpërthime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat