Kryediplomati turk paralajmëron për "luftra fetare" në Evropë

Evropë

Kryediplomati turk paralajmëron për "luftra fetare" në Evropë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:58
Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu paralajmëroi për mundësinë e fillimit të “luftrave fetare” në Evropë, si reagim ndaj rizgjedhjes së Mark Ruttes si kryeministër I Hollandës.

Zoti Cavusoglu tha të enjten se “nuk ka ndryshim” mes zotit Rutte dhe kandidatit të krahut të djathtë që humbi, Geert Wilders, të cilin ai e kishte quajtur “fashist.”

"Në ç’drejtim po shkoni, ku po e çoni Evropën? Keni filluar ta shpërbëni Evropën dhe ta çoni në buzë të greminës. Së shpejti luftrat fetare do të fillojnë në Evropë”, tha Ministri Cavusoglu.

Partia për Lirinë e Wildersit, një forcë politike anti-islamiste, me 20 vende në parlament, doli e dyta me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci të zotit Rutte që fitoi 33 vende.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të enjten gjatë një fjalimi se Rutte e kishte humbur miqësinë e Turqisë, megjithëse kishte fituar ndaj Wilders./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat