Erdogan kërkon nga turqit në Evropë të lindin nga pesë fëmijë

Evropë

Erdogan kërkon nga turqit në Evropë të lindin nga pesë fëmijë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 16:12
Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të premten u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë që në vend të tre, të kenë nga pesë fëmijë, duke porositur diasporën milionëshe se është “e ardhmja e Evropës”, transmeton AFP.

Agjencia thekson se Turqia dhe Evropa janë në konflikt pasi Holanda dhe Gjermania nuk lejuan ministrat turq në këto vende të mbajnë mitingje për mbështetje ndaj zgjerimit të kompetencave të presidentit Erdogan, në referendumin që muajin e ardhshëm mbahet në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat