Vritet një person në aeroportin Orly të Parisit, i kishte marrë armën një ushtari

Evropë

Vritet një person në aeroportin Orly të Parisit, i kishte marrë armën një ushtari

Më: 18 mars 2017 Në ora: 09:44
Pamje nga video

(E plotësuar) - Forcat e sigurisë në aerportin Orly në Paris, kanë vrarë një burrë i cili arriti që t’ia merrte armën një ushtari, ka thënë Ministria e Brendshëm franceze.

Dëshmitarët kanë thënë se aeroporti është evakuuar pasi janë dëgjuar të shtëna rreth orës 8:30.

Burri kishte arritur që të ikte dhe të hynte në një dyqan të aeroportit dhe më pas është qëlluar për vdekje nga autoritetet e rendit, ka thënë për AFP, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Ai ka shtuar se asnjë person nuk është lënduar nga ky incident.

Gjuajtje me armë në aeroportin e Parisit, vritet një person

Një person është qëlluar për vdekje në aeroportin Paris Orly pasi kishte provuar t’i merret armën një ushtari.

Pasagjerët kanë bërë të ditur se kanë dëgjuar të shtëna në terminal.

Një video xhirim i aeroportit tregojnë turma të mëdha të udhëtarëve duke qëndruar jashtë terminalit pasi ai ishte evakuuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat