Shpërthim i fuqishëm në Bruksel

Evropë

Shpërthim i fuqishëm në Bruksel

Më: 18 mars 2017 Në ora: 20:06
Shpërthim i fuqishëm në Bruksel

Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që tronditi këtë të shtunë Brukselin.

Ngjarja ndodhi në zonën e Saint – Gilles, rreth orës 16:00. Si pasojë e shpërthimit fjakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë disa ndërtesa në Boulevard de Waterloo.

Një prej të plagosurve mësohet se ka marrë dëmtime serioze.

Mediat belge, të cilat citojnë burime të policisë thonë se shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit. Të paktën 3 ndërtesa mësohet se janë shkatërruar totalisht.

Një numër i madh zjarrfikësish dhe shërbime të emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes dhe vendosën parametrin e sigurisë, ndërsa banorët u evakuuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat