Merkel demanton Trump: Nuk i kemi shumë borxhe NATO-s - Bota Sot
Merkel demanton Trump: Nuk i kemi shumë borxhe NATO-s

Evropë

E mërkurë, 18 tetor 2017

Merkel demanton Trump: Nuk i kemi shumë borxhe NATO-s

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:28
Angela Merkel dhe Donald Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshtë pohimet e presidentit amerikan Donald Trump, se Gjermania i ka borxhe NATO-s në shuma të mëdha parash.

Gjermania nuk ndan për mbrojtje dy për qind të bruto prodhimit vendor, aq sa duhet të ndajë çdo vend anëtar i NATO-s, por vetëm 1,23 për qind.

Merkel tha se shpenzimet për mbrojtje nuk përfshijnë vetëm kontributin e NATO-s, por edhe kontributet evropiane në Afrikë, për misionet e Kombeve të Bashkuara.

“Asnjë anëtar i NATO-s nuk e ndan gjithë buxhetin e vet ushtarak për NATO-n”, ka thënë kancelarja gjermane.  Trump të shtunën kishte shkruar në Twitter se Gjermania ka borxh shuma të mëdha parash ndaj NATO-s”.

Vetëm pesë anëtare të NATO-s ndajnë për ushtrinë dy për qind të bruto prodhimit vendor – SHBA, Britania e Madhe, Estonia, Greqia dhe Polonia. SHBA ndajnë për ushtri më shumë se sa të gjitha anëtaret tjera të Aleancës së bashku dhe mbulojnë më shumë se 22 për qind të buxhetit të NATO-s.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test