Hahn: Turqia rrezikon negociatat për anëtarësim në BE

Evropë

Hahn: Turqia rrezikon negociatat për anëtarësim në BE

Më: 21 mars 2017 Në ora: 12:47
Johanes Hahn

Komisari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn ka thënë se anëtarësimi i Turqisë në BE do të jetë “çdo herë e më i vogël real” nëse Ankaraja së shpejti nuk ndryshon drejtimin.

Turqia në vitin 2005 nisi negociatat për anëtarësim në BE, por erdhi deri te shqetësimi në mesin e vendeve anëtare të Unionit për shkak të, siç kanë vlerësuar, zhytjes së Turqisë drejt praktikës autoritare nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayip Erdogan.

Hahn tha sot për gazetën gjermane “Bild”, se Turqia sipas “kritereve të ashpra për bashkëngjitje” që një kohë gjithnjë e më shumë po largohet nga Bashkimi Evropian.

“Nëse së shpejti (Turqia) nuk ndryshon drejtimin, anëtarësimi me të vërtetë do të jetë  gjithnjë e më pak jo real”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat