Jep dorëheqje ministri i Brendshëm francez

Evropë

Jep dorëheqje ministri i Brendshëm francez

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:46
Bruno Le Ru

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, pas hetimit të nisur ndaj tij me akuzën për korrupsion, duke punësuar si këshilltare dy vajzat e tij të moshës 14 dhe 16 vjeç.

Le Roux në një konferencë ka theksuar se i ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentit francez, François Hollande.

"Në këtë mënyrë kjo më ka siguruar të shpreh ndershmërinë time, besnikërinë time ndaj të vërtetës dhe angazhimin tim për vlerat republikane që kam mbrojtur gjithmonë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat