Shërbimet sekrete zbulojnë identitetin e sulmuesit terrorist në Londër

Evropë

Shërbimet sekrete zbulojnë identitetin e sulmuesit terrorist në Londër

Më: 22 mars 2017 Në ora: 20:47
Pamje nga sulmi në Londër

I dyshuari i sulmit jashtë Parlamentit në Londër është Abu Izzadeen, i njohur më parë si Trevor Brooks.

Identiteti i tij është zbuluar nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe.

Disa media angleze shkruajnë se ai ka qenë mbështetës i grupit terrorist të Shtetit Islamik. 

Agresori ka lindur në Londër dhe njihej për financimet që bënte ndaj terrorizmit.  Abu Izzadeen ishte  një emër i njohur për autoritetet britanike. Në vitin 2006 ai ishte ndaluar për shkak se lavdëronte terrorizmin.

Abu Izzadeen ishte shtetas britanik me prindër nga Xhamajka. Ai përqafoi islamin në fillim të viteve 1990, ndërsa vizitoi disa herë Pakistanin pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat