Pamjet e tmerrit nga sulmi në Londër: Ura e gjakut

Evropë

Pamjet e tmerrit nga sulmi në Londër: Ura e gjakut

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:36
Identiteti i autorit të kësaj ngjarjeje nuk është bërë ende publik nga policia.

Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmit terrorist të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku një person përplasi me makinë këmbësorët në Uestminster, goditi me thikë një oficer policie dhe më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Oficeri i vdekur është identifikuar si Keith Palmer, 48 vjeç, bashkëshort e baba.

Kryeministrija Theresa May e përshkruajti sulmin e së mërkurës si të “neveritshëm” dhe përpjekje për të goditur vlerat e lirisë, demokracisë dhe lirisë së shprehjes.

Identiteti i autorit të kësaj ngjarjeje nuk është bërë ende publik nga policia.

Kreu i antiterrorit Mark Rowley tha se e kanë identifikuar atë dhe se ai dyshohet të jetë frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar dhe islamik, por nuk dha më shumë detaje.

Sulmi në zemër të kryeqytetit britanik ndodhi rreth orës 14:40 me orën lokale.

7 persona janë arrestuar nga autoritete britanike pas sulmit në Ëestminster, që i mori jetën 4 personave.

Kreu i antiterrorit, Mark Rowley tha se me qindra hetues kanë punuar përgjatë gjithë natës, duke bërë kontrolle në 6 adresa të ndryshme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat