Lavrov: Perëndimi duhet ta kupton rrezikun nga destabilizimi i Maqedonisë

Evropë

Lavrov: Perëndimi duhet ta kupton rrezikun nga destabilizimi i Maqedonisë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 13:31
Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavorv

“Moska shpreson se vendet perëndimore ta kuptojnë rrezikun nga tentimet për destabilizim të situatës në Maqedoni”, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavorv, për "Sputnik".

Sipas Lavrovit, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse, ndërsa çdo relacion normal mes Rusisë dhe vendeve ballkanike shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi.

“Situata aktuale në Maqedoni është pak më e ndërlikuar, madje do ta quaja edhe krizë, dhe një pjesë të madhe e shkaktuar në mënyrë artificiale, e cila çon deri në situatë për tentim të ndarjes së shoqërisë”, thotë Lavrov, duke shfaqur shpresën se “Perëndimi e kupton rëndësinë nga tentimet e tilla”.

“Sputnik” përkujton se Moska zyrtare disa herë ka bërë thirrje për ndërprerje të involvimit të huaj në punët e brendshme të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat