Kush është sulmuesi i Londrës, Khalid Masood?

Evropë

Kush është sulmuesi i Londrës, Khalid Masood?

Më: 24 mars 2017 Në ora: 09:40
Khaid Masood, i cili mbeti i vdekur për shkak të plagëve të marra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë jashtë parlamentit britanik.

Njeriu, për të cilin policika britanike thoë se ishte përgjegjës për sulmin në Londër është identifikuar zyrtarisht si 52-vjeçari Khalid Masood.

Ai ka lindur me emrin Adrian Elms në Kent dhe së fundmi jetonte  në Midlandsin Perëndimor.

Masood besohet gjithashtu të ketë jetuar në kohë të ndryshme në Crawley, Rye dhe Eastbourne, Sussex, Luton dhe Londrën Lindore, raporton BBC.

Keith Palmer, 48 vjeçar, Aysha Frade, turisti amerikan Kurt Cochran, 54 vjeçar  u vranë të mërkurën, ndërkohë që një burrë tjetër 75-vjeçar vdiq të enjten në mbrëmje si pasojë e këtij sulmi.

I ashtuquajturi  Shteti Islamik ka thënë qëndron  prapa sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat