Gazetarëve turq u pamundësohet hyrja në Bullgari

Evropë

Gazetarëve turq u pamundësohet hyrja në Bullgari

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:27
Gazetarët nga Turqia janë mbajtur në vendkalimin kufitar Kapitan Andreevo

Gazetarëve turq sot u është pamundësuar hyrja në Bullgari ku planifikonin që të ndiqnin protestat e grupit të djathtë radikal.

Gazetarët nga Turqia janë mbajtur në vendkalimin kufitar Kapitan Andreevo.

Ata u nisën për përcjelljen e protestave të djathtistëve gjatë të cilave u mbyllën disa rrugë komunikacioni që turqve me të drejtë vote në Bullgari t’u vështirësohet shkuarja në vendvotime.

Policia kufitare nuk i lejoi gazetarët që të hyjnë në Bullgari me arsyetim se në afërsi mbahen protesta. Ndonëse gazetarët kërkuan respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kalimi nuk iu lejua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat