Ish ministri i jashtëm gjerman Fischer: Ballkani do ketë paqe derisa do ekzistojë perspektiva europiane, BE ka nevojë për start të ri

Evropë

Ish ministri i jashtëm gjerman Fischer: Ballkani do ketë paqe derisa do ekzistojë perspektiva europiane, BE ka nevojë për start të ri

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 mars 2017 Në ora: 11:33
Ish ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fischer

Ish ministri i jashtëm gjerman, Joschka Fischer beson se edhe pas 50 vjetëve do ekzistojë BE, përkundër që bota ndodhet në situatë të tensionuar. Në raporte mes Turqisë dhe Rusisë ai kërkon pragmatizëm.

“Nëse Le Pen fiton në Francë, atëherë BE ndodhet përpara shpërbërjes. Kjo pas largimit të Britanisë dhe tërheqjes së SHBA. Në Gjermani nuk ka dallime esenciale mes Martin Schulz dhe Angela Merkel,” tha Fischer për “Luzerner Zeitung”, duke besuar se Le Pen nuk ka gjasa për fitore. Nëse populistët nuk triumfojnë, atëherë duhet të hapet një dritare e re për një start të ri të BE.

Europa lindore nuk duhet të jetë pjesë e startit të ri

Sesi do duket Europa pa pjesën e saj lindore, Fischer mendon se kjo rregullohet me Marrëveshjen e Lissabonit, ndërsa në lidhje me tensionet e fundit në Bosnjë dhe Maqedoni ai shprehet:

“Derisa banorët atje besojnë në perspektivën europiane, do mbisundojë paqja. Do e humbin këtë perspektivë, atëherë Ballkani futet në një rrugë të rrezikshme. Europa ka interesa për sigurinë e saj në Ballkan. Ose ne duhet të investojmë dhe të angazhohemi më tepër, ose do kemi faqen tjetër negative të humbjes së jetëve të njerëzve. Rusia është gjithmonë më aktive në rajon, gjithashtu edhe Turqia nuk përjashtohet.”

Në lidhje me anëtarësimin e shpejtë të Serbisë me qëllim mos afrimin e saj drejt Rusisë, Fischer mendon se kjo nuk është zgjidhje, për shkak se me këtë veprim nuk zgjidhet çështja e Bosnjës.

Në lidhje me Turqinë, Fischer mendon se ky vend nga ana gjeostrategjike është mjaft e rëndësishme për Europën dhe kushdo që do qeverisë duhet të ruhet bashkëpunimi. “Por tentativat e fundit të Erdoganit kanë një politikë, e cila në fund do i kushtojë shumë shtrenjtë Turqisë.” Ish ministri i jashtëm është kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, por fajëson Merkelin dhe Sarkazynë që e kanë mbajtur në distancë Turqinë gjatë 2007./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat