Liderët e BE-së nënshkruan deklaratën e Romës

Evropë

Liderët e BE-së nënshkruan deklaratën e Romës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:19
Liderët e BE-së nënshkruan deklaratën e Romës

(E plotësuar) - Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shënuan sot në Romë 60-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, me të cilën janë hedhur themelet e Unionit të sotëm.

Liderët e 27 vendeve anëtare nënshkruan deklaratën e re të Romës, gjashtë dekada pas nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, me të cilën ishin hedhur themelet e BE-së të sotëm.

Liderët e BE-së mblidhen në Romë, mungon Theresa May

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Romë për të shënuar 60-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, me të cilën janë hedhur themelet e Unionit të sotëm.

Ajo që bie në sy, shkruan Reuters, është mungesa e kryeministres britanike Theresa May, e cila të mërkurën edhe formalisht në letrën dërguar kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk do të bëjë të ditur daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat