Frikë dhe panik në Monte Karlo gjatë një grabitje me armë

Evropë

Frikë dhe panik në Monte Karlo gjatë një grabitje me armë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 09:18
Policia në aksion

Momente frike dhe paniku kanë shoqëruar kalimtarët në Monte Karlo gjatë grabitjes së një dyqani bizhuterish Cartier.

Në fillim agresorët hapën zjarr në një tunel aty pranë, për të shpërqëndruar shërbimet emergjente, para se të nisnin bastisjen.

Qindra turistë panë të shokuar se si banda nisi të qëllojë me armë brenda tunelit të famshëm ku bëhet garat e Formula 1. Duke dëgjuar të shtënat, kalimtarët menduan se kishin të bënin me sulm terrorist.

Në gjendje paniku ata u fshehën në dyqanet më të afërta që ishin rrotull zonës.

Shërbimet emergjente shpejtuan për të parë se ç’kishte ndodhur, tre grabitësit nxituan në dyqanin Cartier.

“Kjo ishte ajo që ata u përpoqën të bënin, deri sa ndërhyri një makinë policie. Të paktën një person është plagosur. Ai u arrestua sëbashku me një tjetër të dyshuar. Një i tretë është ende në arrati,” tha një zëdhënës i policisë.

Një zjarr pastaj shkaktoi një re masive tymit të zi  në afërsi të hotel Fairmont. Një automjet ishte përfshirë nga flakët, dyshohet të jetë djegur nga hajdutët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat