Të paktën 130 të arrestuar në Rusi

Evropë

Të paktën 130 të arrestuar në Rusi

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:56
Protesta ne Rusi

Policia ruse arrestoi sot të paktën 130 mbështetës të opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, të cilët merrnin pjesë në një manifestim antikorrupsion, konfirmoi organizata OVD-Info, e specializuar në monitorimin e manifestimeve.

Gjithashtu në këtë manifestim u arrestua dhe opozitari Alexei Navalny.

“Opozitari rus, Alexei Navalny u arrestua nga policia gjatë manifestimit kundër korrupsionit që mblodhi sot disa mijëra persona në qendër të Moskës”, theksoi zëdhënësja e tij Kira Iarmych në rrjetin social Twitter.

“Arrestimet vazhdojnë”, shtoi OJQ-ja.

Sipas një gazetari në vendngjarje arrestime të shumta ishin bërë dhe policia ka përdorur dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën.

Manifestime, ku u mblodhën mijëra rusë në mbarë vendin, u zhvilluan sot me thirrje të Alexei Navalny, një personalitet i opozitës, për të denoncuar korrupsionin pavarësisht ndalimit në shumicën e rasteve nga autoritetet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat