Protestat në Rusi: BE kërkon lirimin e të arrestuarve

Evropë

Protestat në Rusi: BE kërkon lirimin e të arrestuarve

Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:19
Protesta në Rusi

Bashkimi Evropian ka kërkuar lirimin "pa vonesë" të qindra njerëzve të arrestuar në protestat në të gjithë Rusinë të dielën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se protestuesit duhet të jenë në gjendje të "ushtrojnë të drejtat e tyre pa frikë nga hakmarrja".

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e  kryeministrit Dmitry Medvedev  pas akuzave për korrupsion.

Lideri I partisë kryesore opozitare në vend , Alexei Navalny, i cili  edhe kishte thirrur protestat dhe ishte arrestuar, u shfaq në gjykatë të hënën.

Navalny, 40 vjeç  shkroi në twtter nga ndërtesa: "Përshëndetje të gjithëve nga Gjykata Tversky do të vijë koha kur do ti kemi ata para gjyqit”, raporton BBC.

 Sipas të gjitha gjasave, ai mund të mbahet I arrestuar për 15 ditë nën akuzën për organizim të protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat