Bashkëshortja e sulmuesit të Londrës dënon veprimet e tij

Evropë

Bashkëshortja e sulmuesit të Londrës dënon veprimet e tij

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:19
Khalid Masood

Bashkëshortja e sulmuesit të Westminster në Londër, Khalid Masood  ka thënë se ajo është shumë e pikëlluar dhe e shokuar nga veprimet e bashkëshortit të saj, si dhe në të njejtën kohë i dënon këto veprime.

Rohey Hydara përmes një komunikate lëshuar përmes Policisë u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Masood ka vrarë tre persona derisa është futur në turmën e njerëzve të mërkurën e kaluar, derisa më pas e ka therrur edhe një polic për vdekje jashtë Parlamentit të Britaniës derisa më pas është qëlluar edhe vetë për vdekje.

Hydara që besohet se është bashkëshortja e dytë e Massod kërkoi privatësi për familjen e tyre, veçanërisht për fëmijët, në këtë kohë të vështirë, siç e quajti ajo.

Komentet e saj erdhën pasi nëna e Masood, Janet Ajao, tha se ajo kishte “derdhur shumë lot për njerëzit që kanë humbur jetën në këtë incident të tmerrshëm”.

52 vjeçari Masood është raportuar të ketë të paktën tre fëmijë nga dy martesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat