Merkel: Refugjatët të respektojnë tolerancën dhe ligjet gjermane

Evropë

Merkel: Refugjatët të respektojnë tolerancën dhe ligjet gjermane

Më: 2 prill 2017 Në ora: 23:10
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se refugjatët në Gjermani, duhet të respektojnë tolerancën, transparencën dhe lirinë e fesë që bart ky shtet.

Këto deklarime ajo i bëri derisa planifikon të kërkojë një mandat të katërt si kancelare për zgjedhjet e shtatorit të këtij viti.

Derisa Merkel po deklaronte se refugjatët janë të mirëseardhur, anëtarët e tjerë të lartë të partisë së saj kanë kërkuar që ajo të ndalojë financimin e huaj të xhamive.

Merkel është vënë në një situatë të vështirë kohëve të fundit, pasi për dy vjet ajo lejoi që më shumë se dy milion refugjatë të jenë pjesë e shtetit të Gjermanisë.

Megjithatë e intervistuar në vitin 2015 nga një gazetar sirian i cili kishte migruar në Gjermani, Angela Merkel kishte thënë se i pret refugjatët por që ata të qëndrojnë dhe t’i përmbahen ligjeve të këtij shteti bavarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat