16 vende të BE-së krijojnë një prokurori evropiane kundër mashtrimit

Evropë

16 vende të BE-së krijojnë një prokurori evropiane kundër mashtrimit

Më: 3 prill 2017 Në ora: 17:57
Bashkimi Evropian

Gjashtëmbëdhjetë vende janë bashkuar në përpjekje për të krijuar një prokurori evropiane të specializuar në luftën kundër mashtrimeve me interesat financiare të Bashkimit Evropian, theksoi sot Këshilli i BE-së.

Kjo procedurë mundëson kapërcimin e kundërshtimeve të disa vendeve për një projekt evropian duke autorizuar një grup me të paktën nëntë shtete anëtare për të miratuar vendime që vlejnë vetëm për ta, edhe pse të tjerë mund të bëhen menjëherë pjesë.

Gjashtëmbëdhjetë vendet që kanë zgjedhur të nisin si anëtare të një prokurorie evropiane janë Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Gjermania, Spanja, Finlanda, Franca, Lituania, Luksemburgu, Portugalia, Rumania, Sllovenia dhe Sllovakia.

Disa vende si Holanda, Suedia apo Hungaria bëjnë pjesë në një grup shtetesh që bllokojnë çdo avancim në lidhje me këtë projekt të parashikuar në traktate që prej vitit 2009 dhe në negociata që prej 2013.

Prokuroria evropiane do të jetë një instancë e pavarur e ngarkuar për të luftuar çdo shkelje që ka të bëjë me prekjen e interesave financiare të BE që parashikojnë veçanërisht mashtrimet me fondet strukturore të BE-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat