Shpërthimi në Rusi, dyshohet për ISIS dhe nacionalistët çeçenë

Evropë

Shpërthimi në Rusi, dyshohet për ISIS dhe nacionalistët çeçenë

Më: 4 prill 2017 Në ora: 08:34
Pamje nga sulmi në Shën Petërburg

Rusia ende nuk ka një përgjigje të qartë se kush qëndron pas sulmit me bombë në metronë e Shën Petërburgut.

I dyshuari besohet se është një aziatik rreth të njëzetave, ndërsa ka raportime jozyrtare se  një i dyshuar është vetëdorëzuar në polici për të deklaruar se nuk është ai fajtori. 

11 persona gjetën vdekjen dhe rreth 50 të tjerë u plagosën, si pasojë e shpërthimit në një tren. Një mjet plasës i pashpërthyer u gjet dhe u neutralizua më pas nga forcat e sigurisë. 

Kryeministri rus Dimitri Medvedev, në një postim në Facebook, e cilësoi një sulm terrorist, por hetimet po fokusohen edhe në pista të tjera, si ajo e sulmit nga nacionalistë çeçenë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat