Francë, demonstruesit bllokuan trenin me uranium

Evropë

Francë, demonstruesit bllokuan trenin me uranium

Më: 15 prill 2017 Në ora: 15:47
Franca

Një grup i demonstruesve në Narbonne ka ndaluar trenin me uranium dhe nga autoritetet franceze kërkuan që para zgjedhjeve presidenciale të merren më shumë me mbrojtjen e mjedisit, raporton Anadolu Agency (AA).

Radio Bleu në Francë njoftoi se ambientalistët në Narbonne kanë ndalur trenin me 10 vagonë i cili transportonte uranium. Grupi prej afro 50 demonstruesve u përpoq për të parandaluar transportimin e uraniumit në elektranën bërthamore Tricastin. 

Demonstruesit thanë se nga fabrika e uraniumit Malvesi çdo të shtune del treni në drejtim të Tricastin dhe elektranat tjera bërthamore. Ata theksuan se dëshirojnë të tërheqin vëmendjen në këtë çështje tek kandidatët presidencialë për zgjedhjet të cilat janë planifikuar për 23 prill. 

Anëtari i Lëvizjes Stop-uranium, Didier Latorre tha se i gjithë uraniumi i përdorur në Francë vjen nga fabrika Malvesi. Ai tha se në nivel botëror kjo fabrikë prodhon 25 për qind të sasisë së përgjithshme të uraniumit të shpenzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat