Erdogan nuk pranoi pyetje nga gazetarët

Evropë

Erdogan nuk pranoi pyetje nga gazetarët

Më: 16 prill 2017 Në ora: 22:16
Erdogan me bashkeshorten

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, pasi përfundoi fjalimin e tij para gazetarëve, nuk pranoi që gazetarët të bënin ndonjë pyetje për të.
Dhe këtë, Erdogan e bëri me arsyetimin se jashtë po binte shi dhe se ai nuk donte që t’i linte mbështetësit e tij që ta prisnin më gjatë.
“Është duke rënë shi dhe nuk do të doja që njerëzit të prisnin gjatë. Besoj do të kemi raste të tjera kur do të takohemi”, ka thënë Erdogan para gazetarëve.
Ndryshe, në një paraqitje para medieve, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka falënderuar popullin turk për siç ka thënë “maturinë e treguar” gjatë votimit në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.
“Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka thënë Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat