BE'ja i çon mesazh Erdoganit pas fitores në referendum

Evropë

BE'ja i çon mesazh Erdoganit pas fitores në referendum

Më: 16 prill 2017 Në ora: 23:24
Ilustrim

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka dalë me një komunikatë për media, pasi komisioni shtetëror zgjedhor në Turqi ka konfirmuar fitoren e presidentit Recep Tayyip Erdogan në referendumin e zhvilluar sot në vend, për ndryshime kushtetuese, që do t'ia zgjerojnë atij kompetencat.

Turqia duhet të gjejë "konsensusin më të gjerë të mundshëm kombëtar" në ndryshimet e saj kushtetuese, duke marrë parasysh fitoren e ngushtë të kampit pro ndryshimeve, ka thënë KE.

Rezultatet jopërfundimtare kanë treguar se 51.3 për qind e turqve kanë aprovuar ndryshimin e kushtetutës së tyre në referendumin e sotëm, duke i dhënë presidentit Erdogan kompetenca të reja gjithëpërfshirëse.

"Duke pasur parasysh rezultatin e ngushtë të referendumit dhe implikimet e gjera të ndryshimeve kushtetuese, ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke të gjejnë konsensusin më të gjerë të mundshëm kombëtar në zbatimin e tyre", ka thënë Komisioni Evropian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat