Van der Belen: Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga BE

Evropë

Van der Belen: Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga BE

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:54
Aleksander van der Belen

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Belen vlerësoi të hënën se Turqia me rrjedhjen e ngushtë të referendumit në favor të “sistemit autoritar presidencial”, po largohet nga vlerat dhe standardet demokratike evropiane dhe me këtë po largohet gjithnjë e më shumë edhe nga anëtarësimi në BE.

Ai në një kumtesë theksoi se çdo herë e më shumë po vështirësohet bashkëpunimi i BE-së me Turqinë.

Edhe pavarësisht kësaj, siç tha Van Belen, duhet treguar i matur dhe nuk duhet mbyllur dyert, porse me Turqinë duhet qëndruar në dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat