Para se të vritej sulmuesi në Paris kishte bërtitur “dua të vras policë”

Evropë

Para se të vritej sulmuesi në Paris kishte bërtitur “dua të vras policë”

Më: 20 prill 2017 Në ora: 23:57
Sulmuesi i vrarë nga policia ishte i njohur për autoritet e sigurisë, ndërsa tjetri që është në arrati është duke u kërkuar nga policia

Shumë qytetarë të Parisit që ishin dëshmitarë të sulmit të përgjakshëm që la të vrarë dy policë, kanë rrëfyer tmerrin që e kanë përjetuar, shkruan Daily Mail.

Ata kanë deklaruar për mediat franceze se sulmuesi që kishte shtënë me kallashnikovë në drejtim të veturës së policisë që ishte ndaluar në semafor, kishte bërtitur “dua të vrasë policë”.

Njëri nga sulmuesit ishte vrarë nga policia në tentim për të ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Pierre Brandet, ka deklaruar se është duke u hetuar motivi i sulmit në Champs Elysee.

Sulmuesi i vrarë nga policia ishte i njohur për autoritet e sigurisë, ndërsa tjetri që është në arrati është duke u kërkuar nga policia të cilët kanë lëshuar fletarrest për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat