Grabitje me armë në Gjermani, plaçkitësi po mban dy pengje

Evropë

Grabitje me armë në Gjermani, plaçkitësi po mban dy pengje

Më: 21 prill 2017 Në ora: 14:57
Ilustrim

Një person i armatosur ka hyrë për plaçkitje në një banë në qytetin jugor të Gjermanisë, Waldshut.

Dy punonjës të bankës gjenden ende brenda ndërtesës si pengje, thuhet në komunikatën e policisë.

Ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë së qytetit dhe grabitësit, ndërsa policia beson se ai mund të jetë i plagosur.

Forcat e rendit tani kanë bllokuar hyrjet e bankës dhe kanë formuar një zonë vëzhgimi jashtë bankës.

Autoritetet kanë kërkuar nga njerëzit që të mos afrohen në pjesën ku po ndodh ngjarja, derisa operacioni po vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat