Zvicër: Tre të vdekur nga dhuna e ushtruar

Evropë

Zvicër: Tre të vdekur nga dhuna e ushtruar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 prill 2017 Në ora: 11:27
Në Unterseen tre njerëz sot u vranë

Policia kantoniale e Bernit në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka takuar tre persona të plagosur rëndë në një shtëpi në Unterseen BE. Përkundër dhënies së ndihmës së shpejtë dhe reanimacionit një burrë dhe një grua vdiqën në vendngjarje, ndërsa personi i treti nuk u mbijetoi plagëve në spital, shkruan “Blick”.

Image
Një hartë e Unterseen BE. (22 prill 2017) Image: Google Maps

Ngjarja që ka tronditur sot Zvicrën ka ndodhur rreth orës 5.15, përcjell botasot.info. Personi i tretë u dërgua me helikopter të Rega në spital ku disa momente më vonë vdiq. Media tjetër zvicerane “20min” thekson se ndaj tre viktimave është ushtruar dhunë dhe mbetet hetimi i parë. Ndërsa gjithashtu bëhet e ditur se tre personat njiheshin me njëri-tjetrin./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat