Turqi, katër viktima nga stuhitë e fuqishme

Evropë

Turqi, katër viktima nga stuhitë e fuqishme

Më: 24 prill 2017 Në ora: 09:38
ilustrim

Në provincën Mersin, erërat e stuhishme me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë kanë shkaktuar rrëzimin e shtyllave elektrike, drunjëve, njoftojnë nga Zyra rajonale meteorologjike

Erërat e forta që goditën Turqinë të dielën morën katër jetë njerëzish, thonë zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Në provincën Mersin, erërat e stuhishme me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë kanë shkaktuar rrëzimin e shtyllave elektrike, drunjëve, njoftojnë nga Zyra rajonale meteorologjike.

Në qarkun Akdeniz jetën e ka humbur një 28-vjeçare, kur për shkak të erërave të forta mbi të u rrëzua një pemë.

Në provincën veriore të Trabzonit jetën e humbi një 71-vjeçar në shtëpinë e të cilit ishte shembur muri, pas së cilës u evakuuan 14 familje.

Stuhia ka përfshirë verilindjen e Turqisë, kurse edhe në provincën Artvin jetën e ka humbur një person, të cilit duke punuar në fermë i është shembur një pemë.

Viktimë e stuhisë në Turqi ishte edhe nëna 55-vjeçare e katër fëmijëve nga provinca Ardahan, në lindje të vendit.

Goditjet e fuqishme të erës gjithashtu kanë goditur provincat Rize, Nevsehir, Sivas, Jozgat, Sirt, Erzurum dhe Erzican.

Sipas shërbimeve meteorologjike, moti pritet të stabilizohet të hënën pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat