Lirohet gazetari italian i ndaluar në Turqi

Evropë

Lirohet gazetari italian i ndaluar në Turqi

Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:12
Gabriele Del Grande

Gazetari dhe regjisori italian, Gabriele Del Grande, i cili u arrestua nga autoritetet turke dy javë më parë, është liruar, njoftoi sot ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano.

Del Grande u ndalua pranë kufirit sirian më 9 prill. Ai ndodhej në Turqi për të intervistuar refugjatët sirianë për një libër rreth luftës në Siri dhe grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Ai u ndalua pa akuzë dhe nuk u lejua të kishte kontakt me një avokat apo personelin e konsullatës italiane.

Me origjinë nga Toskana, Gabriele Del Grande është autor i një dokumentari të njohur “Në anën e nuses”, historia e një grupi refugjatësh sirianë që kalojnë përgjatë Evropës duke falsifikuar një dasëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat