Macron do të ishte presidenti më i ri i Francës, pas Napoelon Bonapartës

Evropë

Macron do të ishte presidenti më i ri i Francës, pas Napoelon Bonapartës

Më: 24 prill 2017 Në ora: 11:26
Emanuel Macron

Nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në Francë, kandidati i pavarur centrist, 39 vjeçari Emanuel Macron, do të jetë presidenti më i ri i vendit, pas Napoleon Bonapartës.

Gjithashtu për herë të parë në historinë moderne të Francës, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, hyn kandidati i cili nuk është përfaqësues i asnjë partie të madhe.

Francezët dje votuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa sipas rezultateve përfundimtare Macron dhe përfaqësuesja e së djathtës ekstreme Marin le Pen fituan numër të madh votash midis 11 kandidatëve dhe kanë hyrë në raundin e dytë që do të mbahet më 7 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat