Turqia godet caqet e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

Evropë

Turqia godet caqet e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:51
Siri, foto nga arkivi

Ushtria turke ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër militantëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), në afërsi të maleve Sinjar në Irak, si dhe në verilindje të Sirisë, me qëllim që të ndalojë që grupi të dërgojë armë dhe eksplozivë për sulme brenda Turqisë.

PPK vazhdimisht ka përdorur këto dy rajone për të lëvizur militantët, armët, bomat dhe materiale të tjera, që i përdor për të kryer sulme ndaj ushtrisë turke. Sulmi i fundit i PPK-së u krye në qytetin Diyarbakir, ka thënë ushtria përmes një njoftimi për media.

Ende nuk ka raportime për numrin e të vrarëve nga këto sulme ajrore.

PPK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ankaraja thotë se anëtarët e PPK-së po gjejnë streë në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat