Hollande: Mos e merrni humbjen e Marin Le Pen si të gatshme

Evropë

Hollande: Mos e merrni humbjen e Marin Le Pen si të gatshme

Më: 25 prill 2017 Në ora: 19:18
Presidenti në largim i Francës, Francois Hollande

Presidenti në largim i Francës, Francois Hollande ka thënë të martën se humbja e lideres së djathtës ekstreme Marine Le Pen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj, ashtu siç paralajmërojnë anketat, nuk duhet marrë si përfundimtare, pasi duhet luftuar për çdo votë.  
“Mendoj se duhet të jemi të mobilizuar dhe serioz dhe të mos mendojnë se gjithçka ka marrë fund, pasi vota duhet të shërbejë dhe duhet luftuar për të”, ka thënë Hollande, transmeton AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat