Pamje të tmerrshme: Policët nën flakë gjatë protestave në Francë

Evropë

Pamje të tmerrshme: Policët nën flakë gjatë protestave në Francë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 18:13
Paris

(E plotësuar) - Sikur në shumë shtete, kësaj radhe protestat për 1 Maj kanë eskaluar edhe në Francë.

Atje protestuesit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të policisë, duke bërë që katër policë të lëndohen.

Përveç kërkesave për punë, protestuesit ishin kundër Marine Le Pen për presidente të Francës.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës në mënyrë që t’i shpërndajë protestuesit. 

Image

Policë të lënduar në protestat në Paris

Një polic ka marre djegie të rënda dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në demonstratat e 1 Majit

Policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit e rrëmujshëm në margjinat e një marshimi për Ditën e Punës në Paris.

Një numër i të rinjëve të maskuar hodhën koktej molotovi mbi forcat e sigurisë të cilat përdorën gazin lotsjellës gjatë marshit më 1 Maj.

Marshi vjetor për të shënuar të drejtat e punëtorëve këtë vit përfshiu edhe thirrjet për ta pamundësuar fitoren e kandidates presidenciale të së djathtës ekstreme Marine Le Pen në balotazhin e të dielës.

Në një video shihet policia duke rrethuar protestuesit duke penguar marshin pasi izoloi shumicën prej tyre nga pjesa tjetër e turmës në afërsi të Place de la Bastille. Megjithëkëtë, disa vazhduan të hedhin mjete shpërthyese nëpër rrugë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat