Rreziku i sulmeve ekstremiste në Zvicër mbetet i lartë

Evropë

Rreziku i sulmeve ekstremiste në Zvicër mbetet i lartë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:26
Ilustrim

Rreziku i sulmeve ekstremiste në Zvicër mbetet i lartë, tha Shërbimi Federal i Inteligjencës në këtë vend.

“Kërcënimi më i mundshëm terrorist në Evropë, së këndejmi edhe në Zvicër, do të vazhdojë të vijë nga terrorizmi i motivuar nga xhihadi. Sulme të tjera duhet të priten”, thuhet në vlerësimin vjetor të rreziqeve me të cilat ballafaqohet Zvicra.

Raporti vlerëson se rreziku më i madh vjen nga individë ose grupe të vogla që frymëzohen nga Shteti Islamik e që mund të kryejnë sulme në Zvicër ose ta shfrytëzojnë atë si bazë për të komplotuar sulme të tjera.

Shërbimi Federal i Inteligjencës në Zvicër tha se ka identifikuar mbi 500 përdorues të internetit, me lidhje zvicerane, që i shfrytëzojnë mediat sociale për të shpërndarë ide xhihadiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat