Gjykata konfirmon dënimin ndaj kundërshtarit të Putinit

Evropë

Gjykata konfirmon dënimin ndaj kundërshtarit të Putinit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 23:46
Alexei Navalny

Një gjykatë ruse konfirmoi sot dënimin me pesë vite dënim me kusht me akuzën për përvetësim fondesh të kundërshtarit numër një të Kremlinit, Alexei Navalny, një fakt që pengon kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale të 2018.

Gjykata rajonale e Kirovit, rreth 900 kilometra në lindje të Moskës hodhi poshtë ankesën e Alexei Navalny, i shpallur fajtor në fillim të shkurtit për përvetësim fondesh në vitin 2009 me vlerë rreth 400.000 euro në dëm të një shoqërie publike për shfrytëzimin e pyjeve ndërsa ai mbante postin e këshilltarit të kryebashkiakut liberal të rajonit.

Një shtetas rus nuk ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje nëse ka marrë një masë dënimi me burg për akuza të rënda dhe se dënimi nuk mund të përfundojë plotësisht deri në ditën e zgjedhjeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat