Policia sllovene rekomandon ndalimin e koncertit të kroatit Thompson

Evropë

Policia sllovene rekomandon ndalimin e koncertit të kroatit Thompson

Më: 16 maj 2017 Në ora: 21:38
Marko Perkoviç Thompson

Policia sllovene ka rekomanduar sot autoritetet e qytetit Maribor, që të ndalin koncertin e këngëtarit kroat, Marko Perkoviç Thompson, i njohur për këngët nacionaliste kroate.

Ky rekomandim është bërë për shkak të siç thuhet "informacioneve rreth rritjes së rreziqeve të sigurisë, për shkak të rrezikut që koncerti mund të keqpërdoret", njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Koncerti është planifikuar të mbahet të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat