Gjeorgjia e irituar nga vizita e të dërguarit të BE-së në Osetinë Jugore

Evropë

Gjeorgjia e irituar nga vizita e të dërguarit të BE-së në Osetinë Jugore

Më: 17 maj 2017 Në ora: 20:07
Pamje e një pjese të kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Ministria e jashtme e Gjeorgjisë e ka ftuar sot ambasadorin e Bashkimit Evropian për tu ankuar lidhur me atë që thotë se ishin komente jopërkatëse nga një i dërguar i BE-së gjatë një vizite në Osetinë Jugore.

Zyrtarët e Gjerogjisë thonë se përfaqësuesi special i BE-së për Kaukazin Jugor, Herbert Salber, e ka uruar personin Anatoly Bibilov, për fitore në zgjedhjet presidenciale, që janë mbajtur nga separatistët më 19 prill.

Pas takimit me ambasadorin e BE-së, Janos Herman, zëvendësministri i jashtëm i Gjeorgjisë, David Dondua, u tha gazetarëve se Salber kishte bërë komente që ishin të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat