Kina prezanton super helikopterin luftarak, ua ngrit nervat vendeve të rajonit

Evropë

Kina prezanton super helikopterin luftarak, ua ngrit nervat vendeve të rajonit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:32
Kina prezanton super helikopterin luftarak

Kina e ka shpalosur sot një super helikopter luftarak të ndërtuar nga vendasit. Me këtë Kina synon të dalë në tregun fitimprurës të eksportit dhe t’i rrisë ambiciet për modernizimin e ushtrisë.

Kina ua ka ngritur nervat vendeve të rajonit me planin e saj për ta reformuar ushtrinë, e cila është më e madhe në botë, duke u fokusuar në cilësi dhe jo sasi si dhe duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra dhe taktikat që datojnë shumë dekada më parë.

Kina është duke shpenzuar miliarda dollarë në ushtri.

Helikopteri “Z-19E” i zhvilluar nga Industria shtetërore e Aeroplanëve “AVIC Harbin”, sot fluturoi për herë të parë në qytetin Harbin.

Ky helikopter është i dizajnuar në mënyrë specifike për t’i përmbushur kërkesat e tregut të jashtëm, sipas mediave kineze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat