Panik në Kanë, alarm për bombë

Evropë

Panik në Kanë, alarm për bombë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një çantë e dyshuar ka ndezur panikun dhe ka bërë që të shpërthejë alarmi i sigurisë.

Publiku, në pritje për të hyrë në sallat e tjera, ku do të shfaqeshin filma që garojnë në festival, ka parë fillimisht një qen të stërvitur për raste alarmi shoqëruar nga oficerët e policisë, të bënte kontroll.

Menjëherë më pas janë bërë edhe kontrolle në salla dhe ka nisur evakuimi me urdhër të policisë. Por, pas 30 minutash alarmi është tërhequr dhe të pranishmit janë lejuar të hyjnë në salla.

Gazetarëve iu tha më vonë se objekti i dyshimtë ka rezultuar i parrezikshëm. Franca ka qenë në gjendje sigurie që prej 2015 kur sulmet terroriste në Paris i morën jetën 130 personave një natë nëntori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat