Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në “Manchester Arena” të Manchesterit, në Britani të Madhe.
Sulmi ndodhi kah fundi i një koncertit të pop yllit amerikan, Ariana Grande.
Shpërthimi e goditi hollin e ndërtesës rreth orës 10.30, njofton policia britanike. Policia thotë se sulmi u krye nga një person i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Ata besojnë se sulmuesi po bartte një mjet të improvizuar shpërthyes, të cilin e detonoi.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u ka shprehur ngushëllime viktimave dhe familjeve të të prekurve.