Identifikohet viktima e parë e sulmit në Mançester

Evropë

Identifikohet viktima e parë e sulmit në Mançester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:43
Georgina Bethany Callander

Policia ka identifikuar viktimën e parë të sulmit terrorist në Mançester. Bëhet fjalë për adoleshenten Georgina Bethany Callander 16-vjeçe të cilën miqtë e quanin Gina.

Një shok i saj ka deklaruar për mediat angleze, se ajo kishte vdekur pas shpërthimit.

Ajo kishte shprehur edhe gëzimin e saj për koncertin e shumëpritur të këngëtares Ariana Grande edhe në profilin e saj në Tëitter, ku kishte shkruar se është e lumtur se çfarë do të sheh nesër.

Pas përfundimit të koncertit të pop këngëtares në Manchester Arena kishte ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ku si pasojë kanë humbur jetën 22 persona dhe 59 tjerë janë plagosur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat