Britania rrit në maksimum masat e sigurisë

Evropë

Britania rrit në maksimum masat e sigurisë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 06:24
Policia në Britani

Britani do të rritë në nivelin më të lartë, masat e sigurisë për mbrojtjen nga kërcënimi i terrorizmit.

Ky lajm u bë i ditur nga kryeministrja Theresa May, e cila tha se plani parashikon dislokimin e 5000 ushtarëve.

Personeli ushtarak do të mbrojë pikat kyçe, por mund të jenë të pranishëm edhe në vendet ku ka evente. 

Ky vendim vjen menjëherë pas sulmit terrorist të ndodhur në "Manchester Arena", gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande, ku mbetën të vrarë 22 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat