Erdogan: BE të vendosë për anëtarësimin e Turqisë

Evropë

Erdogan: BE të vendosë për anëtarësimin e Turqisë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 23:42
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i kërkoi sot Bashkimit Evropian të vendoste për anëtarësimin e Turqisë duke konfirmuar se vendi i tij nuk mund të trajtohet si një lypës në dyert e Evropës.

“Bashkimi Evropian pret që Turqia të tërhiqet vetë”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara para se të nisej në Bruksel ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

“Por, ju përket ju të merrni vendimin. Nëse ju e merrni, ne nuk do t’ua vështirësojmë punën”, theksoi ai.

“BE-ja nuk ka të drejtë ta konsiderojë Turqinë si një lypëse në portat e saj”, shtoi ai.

Erdogan do të takojë nesër në Bruksel presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në kuadër të samitit të NATO-s.

Marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë tendosur që prej grushtit të dështuar të shtetit kundër Erdogan dhe u përkeqësuan më tepër gjatë fushatës për referendumin për riforcimin e pushteteve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat