Rusi: Arrestohen 4 persona, po planifikonin një sulm në Moskë

Evropë

Rusi: Arrestohen 4 persona, po planifikonin një sulm në Moskë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:57
Policia në Moskë, foto arkiv

Autoritetet ruse thonë se kanë arrestuar katër persona, të cilët pretendojnë se janë pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik. Ata janë arrestuar për planifikim të një sulmi në rrjetin e transportit të Moskës.

Në deklaratën e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) thuhet se të arrestuarit, që janë qytetarë nga Rusia dhe nga shtete të Azisë Qendrore, kishin marrë instruksione nga Siria.

Oficerët e FSB-së kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, ku kanë gjetur një laborator për bërjen e eksplozivëve, një pajisje shpërthyese e bërë në kushte shtëpie, pjesë të tjera për eksplozivë, një armë automatike, municion, granta dhe literaturë ekstremiste.

FSB ka thënë se të dyshuarit po planifikonin të udhëtonin drejt Sirisë pasi ta kryenin sulmin në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat