Dëshmia e 45-vjeçares: Si më shpëtoi iPhone nga bomba e kamikazit në Mançester

Evropë

Dëshmia e 45-vjeçares: Si më shpëtoi iPhone nga bomba e kamikazit në Mançester

Më: 25 maj 2017 Në ora: 16:44
Lisa Brigdett

Nëna e dy fëmijëve u shpëtua nga celulari i saj iPhone pas shpërthimit të bombës nga kamikazi në Manchester Arena.

Bomba që kamikazi përdori nuk ishte si të zakonshmet, por ajo ishte e pajisur me gozhda, në mënyrë që gjatë shpërthimit të lëndoheshin sa më shumë persona. Kështu, një prej copëzave të metalit iu drejtua Lisa Brigdett, por për fat të mirë, smartphone-i i saj e ndali që ajo të lëndohej pas përfundimit të koncertit të Ariana Grandes.

45-vjeçarja tregon se po fliste në telefon në momentin e shpërthimit, dhe gozhdat mund ta kishin kapur në fytyrë, por iPhone i saj e ndali. Për fat të keq, asaj iu këput njëri prej gishtave me të cilët mbante telefonin në vesh.

Bashkëshorti i saj Steve, thotë se gruaja e tij është shumë me fat që është gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat