Sulmi në Mançester: 32 persona po kurohen në spital

Evropë

Sulmi në Mançester: 32 persona po kurohen në spital

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:18
Pamjee nga sulmi në Mançester

32 njerëz po vazhdojnë të trajtohen në Mançester pas shpërthimit që ndodhi të hënën në mbrëmje gjatë koncertit të Ariana Grande’s.

Nga 18 të rritur, pesë janë në gjendje kritike, dhe nga 14 fëmijët që po trajtohen, pesë të tjerë janë gjithashtu në gjendje kritike.

Bob Pearson, drejtor mjekësor i Trustit të Spitaleve Qendrore të Mançesterit, tha se plagët nga shpërthimi ishin ndryshe nga dëmtimet normale të trajtuara nga stafi, duke i quajtur ato “komplekse dhe sfiduese”.

Por gjatë një konference për shtyp, ai vlerësoi punën e vështirë të të gjitha ekipeve”.

“Ky ishte një incident i tmerrshëm për njerëzit e përfshirë, dhe për ata që kishin për detyrë të merreshin me pasojat”.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar për të gjithë stafin tonë qe janë ngritur në ato sfida madhështore”.

Pearson tha se është duke shpresuar që disa nga pacientët që ishin në gjendje kritike të kthehen në shtëpi deri në fund të javës, por paralajmëroi se të tjerët kanë nevojë për kirurgji dhe rehabilitim të gjerë për disa kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat