UKIP akuzon May për përgjegjësi në sulmin e Mançesterit

Evropë

UKIP akuzon May për përgjegjësi në sulmin e Mançesterit

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:54
Mançester

Liderët e partisë anti-imigracion UKIP akuzuan të enjten kryeministren britanike Theresa May se ka një farë përgjegjësie në sulmin e Mançesterit, duke prezantuar programin e tyre për legjislativet, duke shënuar në këtë mënyrë rifillimin e fushatës pezulluar pas sulmit.

”Theresa May mban një farë përgjegjësie për sulmin që goditi Mançesterin të hënën në mbrëmje, ku u regjistruan 22 të vdekur. Të gjithë politikanët që votuan ulje të buxhetit për shërbimet e sigurisë kanë përgjegjësi”, ka thënë Suzanne Evans, zëvendës presidente e partisë.

Paul Nuttall, kreu i partisë akuzoi Ministrinë e Brendshme, drejtuar nga Theresa May nga viti 2010 deri në 2016 se ka reduktuar numrin e agjentëve të policisë, të rojeve kufitare, të gardianëve të burgjeve. Ai më pas akuzoi tërë klasën politike për “dobësi” në kundërpërgjigjen kundër terrorizmit gjatë viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat